Forcat e armatosura ukrainase kanë humbur kontrollin e disa fshatrave në zonën e Lysychansk, i vetmi qytet në Lugansk që mbetet nën autoritetin e Kievit.
“Rusët po i afrohen Lysychanskut, duke u ngulitur në vendet e afërta: qyteti është goditur nga bombardimet ajrore,” tha kreu i administratës ushtarake të Luhansk, Serhiy Hayday.
Po ashtu, Forcat e armatosura ruse “po përpiqen të rifillojnë ofensivën në Slovyansk”.
Lajmi është bërë e ditur në faqen e saj në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
“Pushtuesit po kryejnë një zjarr sistematik për të krijuar kushtet për rifillimin e ofensivës në qytetin e Slovyansk. Ata po kryejnë operacione sulmi”, thane autoritetet vendase.
Rusët gjithashtuvazhdojnë të gjuajnë në zonat kufitare të rajonit Sumy në veri të Ukrainës, ku 4 persona u plagosën të martën si pasojë e sulmeve me dron kamikaze.
Dmytro Zhyvytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale, shkruan në Facebook.
“Gjithsej u regjistruan 42 shperthime. Bombardimet dëmtuan shtëpi, ndërtesa fermash, një shkollë dhe një këshill fshati. Në një nga lokacionet, gjithashtu u shkaterrua pas bombardimeve edhe një park publik”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";