Puna eksperimentale për të zhvilluar një vaksinë të re kundër mutacionit Omicron nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë ditë, tha Alexander Ginsburg, drejtor i Qendrës Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamalei në Moskë, e cila zhvilloi vaksinën Sputnik-V.

“Puna eksperimentale për zhvillimin e një vaksine të re kundër  Omicron nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë. Ndërsa pjesa tjetër e kohës do të përfshijë  procedurat rregullatore. Ai shtoi se nisur nga këto procedura, miratimi i vaksinës së mutacionit Omicron nga Ministria e Shëndetësisë mund të zgjasë 45-50 ditë.

Ndërkohë ilaçi rus anti-Covid Mir-19 pritet të jetë efektiv kundër Omicron, tha shefja e Shërbimit Federal Mjekësor dhe Biologjik (FMBA), Veronika Skvartsova.

Skvarstova tha se faza e dytë e provave klinike të Mir-19 tregoi se ilaçi ishte më efektiv në krahasim me ilaçet e tjera kundër  koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";