Rusia tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ukrainas të Bilogorvkës, një prej vendbanimeve të pakta në rajonin lindor të Luhanskut nën kontrollin e Kievit.

Luahnsku është një prej katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar më 2022 dhe marrja e plotë nën kontroll e tyre është një prioritet i kamotshëm i Kremlinit.

“Si rezultat i operacioneve aktive luftarake, njësitë e grupit jugor të ushtrisë çliruan plotësisht vendbanimin e Bilogorivikës”, pretendoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Bilogorivka, që kishte një popullsi prej afër 800 banorësh para se të niste pushtimi rus i Ukrainës më 2022, ishte simbol i rezistencës ukrainase në rajonin e Luhanskut. Ky vendbanim ishte rimarrë nga forcat e Kievit në vitin 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushtria ukrainase në dy javët e fundit po përballet me presion të madh, teksa Rusia po kryen ofensivën e re në rajonin e Harkivit. Trupat e Kievi po përballen po ashtu me mungesë të municioneve.

Javën e kaluar, Rusia ka pretenduar se ka marrë nën kontroll një sërë vendbanimesh./rel