Ndërkohë që Moska ka njoftuar tërheqjen e një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën duke bërë që bota të marrë frymë më lirisht, zëdhënësja e ministrisë se Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, nuk i kursen sulmet ndaj shteteve perëndimore.

Në një postim në Telegram, ajo shkroi: “15 shkurt 2022 do të futet në histori si dita kur propaganda perëndimore e luftës u turpërua dhe u shkatërrua pa u qëlluar një plumb i vetëm”, tha ajo.

Ky koment i saji lexohet si pjesë e propagandës së brendshme ruse për të bindur qytetarët se vendimi i tërheqjes ishte pozitiv për Rusinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";