Rusia ka thënë të mërkurën se do të rikthehet në marrëveshjen që mundëson eksportimin e produkteve të grurit nga Ukraina.

 

Moska ka pezulluar pjesëmarrjen në fundjavë duke kërcënuar me përshkallëzim të krizës ushqimore në gjithë botën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë është arritur muaj më parë me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka pranuar garanci me shkrim nga Kievi se korridori në Detin e Zi, për bartje të grurit, nuk do të përdoret për operacione ushtarake kundër Rusisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Federata e Rusisë konsideron se garancitë e pranuara janë të mjaftueshme, andaj do të zbatojë sërish marrëveshjen”, është thënë në deklaratën e ministrisë.

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i ka thënë homologut të tij turk se marrëveshja e 22 korrikut do të zbatohet prej mesditës së 2 nëntorit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia e ka pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshje, duke thënë se nuk mund të garantojë më sigurinë e anijeve civile në Detin e Zi, për shkak të një sulmi në flotën e saj.

 

Ukraina e ka konsideruar këtë deklaratë si arsyetim të rremë për shmangie të marrëveshjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht pezullimit nga ana e Rusisë, anijet kanë vazhduar të eksportojnë grurin rus.

 

Mirëpo diçka e tillë nuk do të mund të vazhdonte për kohë të gjatë, pasi kompanitë e sigurimit kanë thënë se nuk do të nënshkruajnë kontrata të reja për shkak të vendimit të Moskës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bota duhet të përgjigjet ashpër ndaj tentimeve të Rusisë për të bllokuar korridorin në Detin e Zi për eksportet ukrainase.

 

Ky korridor kontrollohet nga Moska prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bllokada ruse ka rezultuar me mungesa ushqimesh në botë dhe rritje të çmimeve, pasi Ukraina dhe Rusia janë ndër furnizueset më të mëdha në botë të drithërave.