Pas kufijve tokësorë, tashmë konflikti midis Rusisë dhe vendeve perëndimore po shfaqet edhe në hapësirë. Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër vendimin rus që dje ka shkatërruar me anë të një rakete një satelit të vjetër të epokës sovjetike, në orbitë rreth 420 kilometra nga Toka.

Departamenti i Shtetit e ka cilësuar aktin si një akt “i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm, që tregon sesi të gjitha përpjekjet për të kundërshtuar militarizimin  e hapësirës nga Rusia është thjesht hipokrizi. Po punojmë me aleatët tonë për t’iu përgjigjur këtij akti”.

Sateliti spiun i shkatërruar quhej Kosmos 1408, i hedhur ne hapësirë në vitin 1982 nga Bashkimi Sovjetik, dhe që prej kohësh, të paktën zyrtarisht, nuk funksiononte më. Pesha e tij prej një tonelate u shpërbë në pak çaste, duke lënë sipas NASA mijëra copëza që mund të rrezikojnë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) , ku ndodhen për momentin 4 astronautë amerikane, një gjerman dhe dy ruse.

“Është e paimagjinueshme sesi me historinë e saj të gjatë në këtë fushë, Rusia mund të mendojë të rrezikojë jo vetëm partnerët amerikanë të ISS, por edhe vetë astronautët e saj”, deklaroi administratori i NASA, Bill Nelson.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendet që kanë teknologjinë për të shkatërruar satelitët me raketë, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina dhe India, por kur një akt i tillë ndodh, protestat janë gjithmonë të mëdha, për shkak të ndotjes së madhe që shkakton në hapësirë.