Kryetari i Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, ka thënë të premten se ligjvënësit rusë do ta konsiderojnë revokimin e ratifikimit të Traktatit për Ndalim të Testimeve Bërthamore, pasi presidenti rus Vladimir Putin e ka përmendur mundësinë e rikthimit të testimeve të këtilla.

 

Veprime kësisoj nga ana e Rusisë, apo e Shteteve të Bashkuara, do të mund të jenë destabilizuese në kohën e rritjes së tensioneve mes dy vendeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Putin ka thënë të enjten se doktrina bërthamore e Rusisë nuk ka nevojë për përditësim dhe se nuk është gati të deklarohet nëse Rusia duhet t’i rikthejë testimet bërthamore.

 

Shefi i Kremlinit ka thënë se Rusia do ta shqyrtojë mundësinë e revokimit të traktit, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Situata në botë është duke ndryshuar”, ka thënë Volodin.

 

“Uashingtoni dhe Brukseli kanë nisur luftë kundër shtetit tonë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deklaratat e Putinit dhe Volodinit sugjerojnë se Rusia edhe mund ta revokojë ratifikimin e traktatit, i cili e ndalon shpërthimin e armëve bërthamore nga çdokush.

 

Rusia ka më së shumti koka bërthamore në botë, shumicën të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Kombeve të Bashkuara, përgjatë pesë dekadave, prej vitit 1945 deri më 1996, janë kryer më shumë se 2.000 testime bërthamore – 1.032 nga SHBA-ja dhe 715 nga Bashkimi Sovjetik.

 

Bashkimi Sovjetik e ka testuar për herë të fundit një armë bërthamore më 1990, ndërsa SHBA-ja më 1992.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më vonë testime bërthamore kanë kryer edhe India, Pakistani dhe Koreja Veriore./rel