Pas javësh të ngjeshura me takime diplomatike, Rusia nuk heq dorë nga stërvitjet ushtarake duke shtuar praninë e trupave jo vetëm pranë kufirit me Ukrainën por edhe në shtetet fqinje.

 

Në Bjellorusi kanë mbërritur komandantët e lartë ushtarakë rusë, të cilët do të mbikëqyrin 30,000 trupa ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake 10 ditore me ushtrinë bjelloruse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka dërguar për stërvitje në Bjellorusi dy sisteme raketore tokë-ajër, S-400 dhe avionë të shumtë luftarakë. Stërvitja në Bjellorusi është kërcënimi më i fundit ndaj Ukrainës, kryeqyteti i së cilës, Kievi, ndodhet vetëm 210 kilometra në jug të saj. Moska gjithashtu ka dërguar anije luftarake në Detin e Zi dhe ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa përgjatë krahut lindor të Ukrainës.

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po organizonte stërvitje të përbashkëta me Bjellorusinë për t’u përballur siç tha ai, me kërcënimet e pashembullta ndaj sigurisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po kështu edhe qeveria e Ukrainës njoftoi një stërvitje ushtarake 10-ditore, që gjithashtu ka nisur këtë të enjte, dhe do të përdoren avionë pa pilot e raketa antitank të furnizuara nga aleatët perëndimorë të Kievit.

 

Ekspertët perëndimorë të zbulimit kanë deklaruar se Moska tashmë ka dislokuar 70% të kapacitetit të saj ushtarak për një pushtim të plotë të Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";