Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që i lejon qytetarëve të dy rajoneve të Ukrainës, Kherson dhe Zaporizhia, pjesë e territoreve të së cilave janë pushtuar nga forcat ruse, që të përfitojnë nënshtetësi ruse.

 

Në dekretin e firmosur më 25 maj, thuhet se banorët e dy rajoneve tashmë mund të pajisen me pasaportë ruse, nëpërmjet një procedure të thjeshtëzuar që u zbatua në vitin 2019-të për banorët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanksut, të cilat kontrolloheshin nga separatistët e mbështetur nga Moska.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi Rusia nisi pushtimin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt, trupat e saj arritën të zaptonin një pjesë të madhe të rajonit të Kherson, përfshi edhe kryeqytetin, dhe rreth gjysmën e territorit në rajonin e Zaporizhia, me kryeqytetin e saj që është ende nën kontrollin e forcave ukrainase.

 

Autoritetet e vendosura nga Rusia në Krime, gadishullin që ndodhet në Detin e Zi të aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Moska në vitin 2014, kanë deklaruar se janë gati të vendosin qendra për dhënien e pasaportave për qytetarët ukrainas që zgjedhin të marrin pasaporta ruse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Moska deklaroi se po përgatit masa paraprake për t’i përdorur si kundërpërgjigje ndaj “veprimeve armiqësore” të mediave në gjuhën angleze, kundrejt mediave ruse.

 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u shpreh më 25 maj në Moskë, se Rusia “do t’i përgjigjet gjithmonë të gjitha veprimeve armiqësore ndaj mediave ruse”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës, më 24 shkurt, Bashkimi Evropian pezulloi transmetimin e disa mediave shtetërore ruse, duke vënë në dukje mbulimin e tyre të njëanshëm të luftës./R.E.L