Rusia ka vaksinuar deri më tani më shumë se 800 mijë njerëz. Nga 1 janari, personat që janë vaksinuar në Rusi do të marrin një certifikatë elektronike vaksinimi. Ministria po mban një bazë të dhënash për rusët që janë vaksinuar.

Rusia, e cila filloi të përhapë vaksinën e saj Sputnik V në fillim të dhjetorit, regjistron numrin e katërt më të lartë të rasteve COVID-19 në botë.

Vaksina Sputnik V, të cilën Rusia tashmë ka filluar të furnizojë vendet e tjera, merret në dy doza, të cilat përdorin përbërës të ndryshëm, me diferencë prej 21 ditësh.

Rusia dërgoi 300,000 doza të vaksinës në Argjentinë javën e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";