Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur në listën e të kërkuarve senatorin amerikan, Lindsey Graham, njoftuan mediat ruse më 19 maj, duke cituar bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse.

 

Në një video të publikuar nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, nga takimi mes senatorit Graham dhe presidentit Zelensky më 26 maj, Graham u dëgjua duke thënë se “rusët po vdesin” dhe më pas duke thënë se mbështetja e SHBA-së ishte investimi “më i mirë ndonjëherë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi Rusia i kritikoi vërejtjet, Ukraina e publikoi edhe një video të plotë nga takimi mes dy zyrtarëve, ku tregohej se dy citatet e Graham nuk ishin të lidhura mes vete.

 

Komiteti Hetues i Rusisë tha më 28 maj se po hapte një hetim penal për komentet e senatorit amerikan, por nuk specifikoi se për çfarë lloj krimi po hetohej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Graham i kundërshtoi kritikat nga Rusia, duke thënë se ai vetëm kishte lavdëruar shpirtin e ukrainasve për t’i rezistuar pushtimit rus me ndihmën e ofruar nga Uashingtoni.

 

Republikani nga Karolina e Jugut, i njohur për pikëpamjet e tij të ashpra sa i përket politikës së jashtme, ka mbështetur furnizimin e Ukrainës me ndihma ushtarake, për ta ndihmuar atë në në luftën kundër Rusisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më parë, Rusia ka shtuar dhjetëra zyrtarë amerikanë në listat e ndalimit, duke ua ndaluar kështu hyrjen në Rusi. Megjithatë, Kremlini rrallëherë ka kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë amerikanë./rel