Rusia është zotuar të hakmerret për sulmet e fundit ukrainase, veçanërisht një sulm natën që la 13 të plagosur në qytetin rus të Kursk, rajoni i të cilit është shënjestruar për gjashtë ditë nga pushtimi ukrainas.

“Financuesit dhe autorët e këtyre krimeve, përfshirë edhe mbikëqyrësit e tyre jashtë vendit, do të duhet të përgjigjen. Një përgjigje e ashpër nga forcat e armatosura ruse nuk do të vonojë shumë”, tha zëdhënësja diplomatike ruse Maria Zakharova në një postim në Telegram.

Të paktën trembëdhjetë persona u plagosën, dy prej të cilëve u dërguan në spital dhe janë në gjendje të rëndë, pasi mbetjet nga një raketë e lëshuar nga forcat e armatosura të Ukrainës ranë mbi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në qytetin Kursk, kryeqyteti i rajonit të Kurskut.

Forcat e Moskës po përpiqen për të gjashtën ditë radhazi të zmbrapsin trupat ukrainase që pushtuan Kursk. Ky është operacioni më i madh i tillë nga forcat e Kievit që nga shkurti i vitit 2022, kur ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas. Autoritetet evakuuan me nxitim dhjetëra mijëra qytetarë rusë nga zonat në rrezik./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";