Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të kundërshtuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.

Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, bëri të ditur Banka Qendrore dhe Ministria e Financave ruse.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Banka Qendrore në një deklaratë.

Lëvizjet u bënë në përgjigje të sanksioneve financiare të vendosura nga SHBA dhe aleatët e saj si kundërpërgjigje ndaj operacionit ushtarak rus në Ukrainë. Vendet perëndimore po kërkojnë të gjymtojnë sistemin financiar të Rusisë me një sërë masash që kufizojnë aksesin e saj në tregjet e huaja dhe rezervat e veta valutore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";