Banka më e madhe ruse për hua, Sberbank, ka njoftuar se do të largohet nga tregjet evropiane, teksa filialet e saj po përballen me transferim të madh të parave.

 

Banka ka thënë se nuk mund të ofrojë likuiditet për degët e saj evropiane, mirëpo niveli i kapitalit dhe kualiteti i aseteve janë të mjaftueshme për të bërë pagesa për të gjithë depozituesit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të martën, 1 mars, dega evropiane e Sberbank është urdhëruar të mbyllet nga Banka Qendrore Evropiane, me paralajmërimet se do të dështonte, pas mungesës së depozitave pasi Rusia ka pushtuar Ukrainën.

 

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.