Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Vladimir Putin tashmë ka dështuar në përmbushjen e objektivave të tij strategjike.

 

Ai tha se kostot për regjimin rus kanë qenë të mëdha, por paralajmëroi se Moska do të pranojë të negociojë vetëm pasi të bindet se mbrojtja e Ukrainës nuk mund të thyhet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Scholz tha se Perëndimi duhet ta bëjë Presidentin Putin të kuptojë se nuk do të ketë një paqe të diktuar në Ukrainë.

 

Përgjigja e Gjermanisë ndaj pushtimit të Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të varësisë së madhe të vendit nga gazi rus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, kritikoi sugjerimet se sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen, mes negociatave për zhbllokimin e porteve të Ukrainës. Skynews/