Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi demokracinë.

Presidenti koreanojugor Yoon Suk Yeol është organizatori i takimit tre ditor, që nis punimet të hënën, me temë “Demokracia për gjeneratat e ardhshme”, shkruan VOA.

Vizita e zotit Blinken në Korenë e Jugut është ndalesa e parë e një turneu të shkurtër në Azi, që përfshin edhe Filipinet, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtojnë përpjekjet për të forcuar lidhjet me këto dy vende të rëndësishme aleate.

Sipas autoriteteve në Korenë e Jugut, pjesëmarrësit në takimin e nivelit të lartë pritet të diskutojnë mbi kërcënimin digjital ndaj demokracisë, përfshirë dezinformimin dhe inteligjencën artificiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";