Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se Irani do të “mbajë prgjegjësi’ për veprimet e tij, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kryejnë sulme të mëtejshme ajrore në Jemen kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani.

Irani ka mohuar çdo rol në një sulm që vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani fundjavën e kaluar, por përgjegjësia për sulmin me dron është marrë nga Rezistenca Islamike në Irak e mbështetur nga Irani.

Duke folur për The Sunday Times pak para sulmeve të së premtes në Irak dhe Siri, Cameron thoa: Ne duhet t’i dërgojmë Iranit sinjalin më të qartë të mundshëm se ajo që ata po bëjnë përmes përfaqësuesve të tyre është e papranueshme.

Cameron shtoi se ai “ka pasur një bisedë shumë të fortë” me ministrin e Jashtëm iranian, gjatë së cilës i tha “këta përfaqësues janë përfaqësuesit tuaj, ju nuk mund të mohoni përgjegjësinë e tyre”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në fund do të mbani përgjegjësi për atë që ata bëjnë”, shton Cameron./vizionplus.tv