Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin deklaroi të shtunën se Uashingtoni nuk do të pranojë asnjë formë trysnie e frikësimi të Kinës ndaj aleatëve dhe partnerëve të tij. Zoti Lloyd shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ruajtjen e status quo-së në Tajvan dhe preferojnë dialogun mbi konfliktin.

 

Duke folur në Dialogun vjetor Shangri-La, një forum që bashkon në Singapor zyrtarë të lartë të mbrojtjes, diplomatë dhe udhëheqës të vendeve të ndryshme, zoti Austin loboi për të garantuar mbështetje për vizionin e Uashingtonit për një “rajon Indo-Paqësori të lirë, të hapur e të sigurt, brenda një bote me rregulla, si rruga më e mirë për t’i kurdërvënë rritjes së agresivitetit kinez në rajon.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të kundërshtuar pretendimet e gjera territoriale të Kinës, SHBA-ja ka zgjeruar aktivitetet e saj rreth Indo-Paqësorit, duke kryer lundrime e fluturime të rregullta, mbi ngushticën e Tajvanit dhe në Detin e Kinës Jugore.

 

Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo vend mund të fluturojë, lundrojë dhe të operojë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar“, tha zoti Lloyd në forumin e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekretari Lloyd tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të përkushtuara për të frenuar kërcënimin me raketa që vjen nga Koreja e Veriut si dhe pretendimet e Kinës ndaj Tajvanit.

 

Në Singapor, gjenerali kinez Jing Jianfeng, një anëtar i lartë i delegacionit që shoqëronte ministrin e Mbrojtjes, gjeneralin Li Shangfu, akuzoi zotin Austin për akuza të rreme ndaj Kinës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur me gazetarët pasi fjalimit të zotit Austin, zoti Jing pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë “mashtruar dhe shfrytëzuar” kombet e Azi-Paqësorit për të bërë përpara me interesat personale e për të ruajtur “pozitën dominuese” në rajon.

 

Zoti Austin siguroi se Shtetet e Bashkuara mbetën “thellësisht të përkushtuara” ndaj politikës së një Kine, por që mban marrëdhënie jozyrtare me Tajvanin e “kundërshton kategorikisht ndryshimet e njëanshme të status quo-së, nga të dyja anët”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se sulmi rus ndaj Ukrainës ka shërbyer për të nënvizuar se sa e rrezikshme do të ishte bota nëse vendet e mëdha do të “pushtonin fqinjët e tyre paqësorë, pa u ndëshkuar”./voa