Më shumë se një ton kokainë, me vlerë rreth 135 milionë euro, u sekuestrua në portin rus të Shën Petersburgut gjatë kontrollit të thasëve me kafe që vinin nga Belgjika, siç njoftuan sot autoritetet doganore vendase.

“Më shumë se 1200 kilogramë drogë, vlera e së cilës në tregun e zi i kalon 13 miliardë rubla (rreth 135 milionë euro në bazë të kursit aktual) u kapën në portin e madh të Shën Petersburgut”, në pjesën veriperëndimore të Rusisë. siç thuhet në një njoftim.

Pakot me kokainë ishin vendosur në thasë me kafe me origjinë nga Antwerp i Belgjikës, sipas të njëjtit burim.

Sipas njoftimit, ka nisur një hetim për trafik droge në shkallë të gjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është konfiskimi i dytë i tillë në Shën Petersburg në më pak se një muaj. Në fillim të janarit, më shumë se një ton kokainë u zbulua në një kontejner të transportuar në Rusi nga Nikaragua, sipas autoriteteve doganore ruse. /vizionplus.tv