Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur miratimin nga Senati i Shteteve të Bashkuara të projektligjit që parashikon dhënien e 61 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën.

“Për ne në Ukrainë, ndihma e vazhdueshme e SHBA-së po ndihmon për të shpëtuar jetë nga terrorizmi rus. Ndihma e SHBA sjell paqen më afër Ukrainës dhe rikthen stabilitetin global, duke rezultuar në rritjen e sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë amerikanët dhe gjithë botën e lirë”, tha ai.

Financimi është thelbësor për aftësinë e Kievit për të shmangur sulmet ruse dhe për të mbështetur ekonominë e tij të shkatërruar ndërsa lufta hyn në vitin e saj të tretë.

Megjithatë, vihet re se projektligji amerikan do të duhet të votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët, ku është përballur prej kohësh me kundërshtime./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";