Një delegacion i përbërë nga senatorët e dy partive në Kongresin amerikan do të vizitojë Hungarinë të dielën, më 18 shkurt, në kohën kur po rritet presioni ndaj Budapestit për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO kur Parlamenti i shtetit të kthehet nga pushimi dimëror.

Hungaria është shteti i vetëm i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë, një proces që kërkon mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Kjo ka tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe ka rritur shqetësimet në mesin e aleatëve.

Suedia ka aplikuar për t’iu bashkuar NATO-s në maj të vitit 2022, e shtyrë nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka raporte më të mira me Rusinë sesa me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shumicën e anëtarëve të NATO-s, ka deklaruar se Qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancë, por në Parlament ende nuk është marrë një vendim për këtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasada amerikane në Budapest njoftoi se senatorët do të udhëtojnë për në Hungari “me mision të përqendruar në çështjet strategjike me të cilat përballen NATO-ja dhe Hungaria”.

Pranimi i Suedisë në NATO është një çështje që në mënyrë të drejtpërdrejtë prek sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe po ashtu sigurinë e aleancës në tërësi, tha më herët gjatë këtij muaji ambasadori amerikan, David Pressman.

Pranimi i Suedisë në NATO mund të ratifikohet kur Parlamenti hungarez të rinisë punën në fund të shkurtit, ka thënë Grupi Parlamentar i partisë në pushtet, Fidesz./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";