Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë të premten se Uashingtoni së bashku me vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të Grupit të Shtatëshes, do të ndërmarrin masa për t’i hequr Rusisë statusin e kombit më të favorizuar në tregti për shkak të agresionit në Ukrainë.

 

Lajmi u bë i ditur nga një burim në dijeni të çështjes, i cili foli në kushte anonimiteti. Heqja e këtij statusi do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate t’i vendosnin tarifa importeve ruse, duke e izoluar edhe më tej ekonominë e këtij vendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky zhvillim vjen mes rritjes së trysnisë dypartiake në Uashington për të anuluar atë që njihet zyrtarisht si marrëdhënie normale tregtare e përhershme me Rusinë. Ai vjen disa ditë pasi Presidenti Biden vendosi të ndalojë importin e naftës dhe gazit rus.

 

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden pritet të mbajë një fjalim të premten paradite për të njoftuar masat e aministratës kundër Rusisë, lidhur me përgjegjësinë e saj për nisjen e një lufte të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kanadaja ishte aleati i parë i madh i SHBA-ve që i hoqi statusin e vendit më të favorizuar për Rusinë javën e kaluar.

Ky vendim i administratës Biden u njoftua fillimisht nga Bloomberg News./VOA