Një gjykatëse amerikane refuzoi të enjten të lejonte Departamentin e Drejtësisë të rifillonte menjëherë shqyrtimin e të dhënave të klasifikuara të sekuestruara nga FBI-ja nga rezidenca e ish-presidentit Donald Trump në Florida në një hetim penal në vazhdim.

 

Gjyqtarja federale Aileen Cannon caktoi gjithashtu gjyqtarin e lartë Raymond Dearie si palë të tretë për të shqyrtuar të dhënat e sekuestruara nga FBI-ja për materiale që mund të mbrohen nga privilegji dhe rrjedhimisht të mos lejohet të jenë në duart e hetuesve federalë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Departamenti i Drejtësisë kishte premtuar se do ta çojë çështjen në një gjykatë apeli nëse gjykatësja Cannon vendoste kundër kërkesës së tij. Departamenti kishte kërkuar gjithashtu të bllokonte shqyrtimin nga eksperti i posaçëm, Dearie të reth 100 dokumenteve të klasifikuara të përfshira në 11,000 të dhënat e mbledhura në kontrollin e miratuar nga gjykata më 8 gusht.

 

Gjykata nuk e sheh të përshtatshme të pranojë përfundimet e qeverisë për këto çështje të rëndësishme dhe të diskutueshme pa shqyrtim të mëtejshëm nga një palë e tretë neutrale në një mënyrë të përshpejtuar dhe të rregullt,” shkruante gjykatësja Cannon të enjten.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë dhe avokatët e zotit Trump nuk kanë komentuar ende.

 

Vendimi i gjyqtares Cannon e ndërlikon më tej hetimin e Departamentit të Drejtësisë. Procesi i shqyrtimit nga eksperti i posaçëm, mund t’I heqë dokumentat nga duart e prokurorëve ndërsa ata shikojnë mundësinë e akuzave penale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjyqtarja Cannon tha të enjten se ajo do ta udhëzonte gjykatësin Dearie që t’i jepte përparësi shqyrtimit të të dhënave të klasifikuara. Ajo gjithashtu e udhëzoi atë të përfundonte shqyrtimin e të gjitha materialeve të sekuestruara deri më 30 nëntor.

 

Departamenti i Drejtësisë po heton zotin Trump për mbajtjen e të dhënave qeveritare – disa të përcaktuara si shumë të klasifikuara, duke përfshirë “tepër sekret” – në pronën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach pas largimit nga detyra në janar 2021.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Departamenti po shqyrton gjithashtu një pengim të mundshëm të hetimit pasi gjeti prova se të dhënat mund të ishin fshehur për të mos u marrë nga FBI-ja kur ajo dërgoi agjentë në Mar-a-Lago në qershor për të marrë të gjitha dokumentet e klasifikuara./voa