Shtëpia e Bardhë të enjten i ka hedhur poshtë përsëri pretendimet e Rusisë se Ukraina ishte përfshirë në sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve Crocus në afërsi të Moskës më 22 mars.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara i dhanë informata të hollësive shërbimeve ruse të sigurisë për një sulm ekstremist në Moskë para se ai të ndodhte.

Ai i cilësoi akuzat e Rusisë se Ukraina është gjoja e përfshirë si “të pakuptimta dhe propagandë”.

Më herët të enjten, Komisioni Hetues i Rusisë tha se ka zbuluar prova se katër kryerësit e sulmit të 22 marsit, ku u vranë më shumë se 140 njerëz, kishin lidhje me Ukrainën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë në Moskë më 26 mars 2024.

Por, Kirby tha se është “tejet e qartë” se Shteti Islamik “është përgjegjësi i vetëm për sulmin e tmerrshëm në Moskë javën e kaluar”, duke e përsëritur qëndrimin amerikan, të cilin e mban edhe Franca.

“Në fakt, Shtetet e Bashkuara tentuan të ndihmojnë në parandalimin e këtij sulmit terrorist dhe Kremlini e di këtë”, tha Kirby.

Mesazhi i shkruar iu dërgua shërbimeve ruse të sigurisë më 7 mars në orën 11:15 dhe ishte njëri prej paralajmërimeve të shumta paraprake që Shtetet e Bashkuara ua bënë autoriteteve ruse për mundësinë e sulmeve ekstremiste në koncerte dhe në tubime të mëdha në Moskë, tha Kirby.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shteti Islamik ka thënë disa herë se është përgjegjës për sulmin dhe kanalet mediatike të lidhura me të kanë publikuar video grafike të kryerësve të sulmit brenda koncertit.

Salla e koncerteve në periferi të Moskës, e shkatërruar pas sulmeve të 22 marsit.

Me gjithë informatat e ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe përgjegjësinë që e mori Shteti Islamik, presidenti rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë ngulur këmbë në përpjekje për ta fajësuar Ukrainën.

“Si pasojë e punës me terroristët e arrestuar, vlerësimit të mjeteve teknike të konfiskuara nga ata dhe analizimit të transaksioneve financiare, është siguruar dëshmi se ata kanë lidhje me nacionalistë ukrainas”, tha Komisioni Hetues i Rusisë më 28 mars.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";