Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington më 4 shtator, konfirmoi një zëdhënës për Zërin e Amerikës.

Bisedimet e njoftuara për në 2 shtator u shtynë dy ditë për arsye planifikimi, tha zëdhënësi.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, i presin me padurim këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti.

“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Zërin e Amerikës./VOA/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHBA, konfirmohet takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë shkruan Vizion Plus.