Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë kthyer rebelët Houthi në listën e grupeve terroriste duke goditur grupin e lidhur me Iranin me sanksione të ashpra.

Ky veprim ka ngjallur frikë në Kombet e Bashkuara se mund të dëmtojë ekonominë dhe civilët e Jemenit, raporton SkyNews.

Ndërsa OKB-ja thotë se më shumë se 18 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në Jemen.

Zëdhënësi Houthi, Mohammed Abdulsalam tha në një deklaratë se vendimi i SHBA-së pasqyron “hipokrizi të hapur” dhe akuzoi SHBA-në për sponsorizimin e terrorizmit duke mbështetur Izraelin./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";