Një vajzë tetëvjeçare ka vdekur sa ka qenë në mbajtje në Doganat e Shteteve të Bashkuara, për shkak të një urgjence mjekësore, kanë thënë autoritetet.

 

Vajza dhe familja e saj, janë ndaluar në një zonë kufitare në Harlingen të Teksasit, dhe më pas ajo është sëmurë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agjencia kufitare amerikane ka thënë se ajo është transportuar në një spital lokal, ku është konfirmuar vdekja e saj.

 

Agjencia për Doganë dhe Mbrojtje Kufitare, ka thënë se do ta hetojë incidentin dhe se Departamenti i Sigurisë Kombëtare, është njoftuar për rastin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky rast shënon vdekjen e parë në territorin e doganës amerikane, në vjetët e fundit.

 

Qeveria nuk ka dhënë informacione për urgjencën mjekësore që e ka përjetuar vajza, dhe as rrethanat tjera për vdekjen e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky lajm vjen një javë pasi një migrant 17-vjeçar, i cili ka arritur në SHBA, i pashoqëruar, ka vdekur në një qendër strehimi në Florida.

 

Për raste të tilla raportohet pas pezullimit të politikës së ashtuquajtur Titulli 42 – e zbatuar në kohën e pandemisë së koronavirusit – e cila u ka mundësuar autoriteteve të dëbojnë migrantët që e kanë kaluar ilegalisht kufirin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët kufitarë janë përgatitur së fundi për një valë të re migrantësh – për shkak të pezullimit të vendimit – ndonëse të dhënat fillestare tregojnë se shifrat janë shumë më të vogla sesa është pritur./REL/