Uashingtoni reagoi me shpejtësi të martën pas paraqitjes nga Teherani të një rakete të re supersonike, duke vendosur sanksione të reja ndaj programit të raketave balistike të Iranit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e përshkruan lëvizjen e Iranit si “destabilizuese”.

 

“Administrata Biden ka qenë shumë e qartë, shumë e saktë, dhe shumë e vendosur në reagimin kundër aktiviteteve destabilizuese të Iranit në rajon, përfshirë zhvillimin e një programi të përmirësuar raketash balistike”, tha John Kirby, drejtor i komunikimeve strategjike për Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Nuk do të flas rreth njoftimeve specifike për këtë raketë që thuhet se është hipersonike, por ne i kemi bërë shumë të qarta sanksionet dhe aktivitetet e tjera për të zmbrapsur veprimtarinë e Iranit në rajon dhe këtu përfshihet programi i tyre i raketave balistike”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Televizioni shtetëror në Iran thotë se raketa – e quajtur Fattah, ose “Pushtuesi” – ka një rreze veprimi deri në 1400 kilometra. Kjo pothuajse i afrohet distancës ajrore që ekziston mes Teheranit dhe Jerusalemit. Presidenti iranian Ebrahim Raisi e përshkroi armën e re si “një spirancë të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme” në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

Departamenti amerikan i Thesarit tha të martën se sanksionet e reja kanë në objektiv shtatë individë dhe gjashtë entitete në Iran, Kinë dhe Hong Kong që furnizojnë programin e raketave të Teheranit me “pjesë dhe teknologji jetike dhe sekrete”, përfshirë me artikuj të tillë si centrifugat, shpesh të përdorura për pasurimin e uraniumit për armët bërthamore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sanksionet tregojnë “angazhimin tonë për t’iu përgjigjur aktiviteteve që dëmtojnë stabilitetin rajonal dhe kërcënojnë sigurinë e partnerëve dhe aleatëve tanë kryesorë”, tha Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të godasin rrjetet e paligjshme të financimeve trans-nacionale që mbështesin në mënyrë të fshehtë prodhimin e raketave balistike të Iranit dhe programe të tjera ushtarake”.

 

 

Presidenti iranian Raisi u mburr se raketa është tërësisht e projektuar dhe prodhuar nga Irani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo raketë është një masë parandaluese”, tha ai. “Fuqia e saj është një spirancë e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme për vendet e rajonit”.

 

Por analistët thonë se kjo ndoshta vetëm do t’i rrisë tensionet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pavarësisht nëse raketa hipersonike iraniane funksionon siç synohet, ajo megjithatë nxjerr në pah kërcënimin në rritje që Irani paraqet për Shtetet e Bashkuara dhe interesat e tyre strategjike në Lindjen e Mesme”, tha Nicholas Carl, analist për Iranin në Institutin Amerikan të Sipërmarrjes.

 

“Teherani është bërë gjithnjë e më agresiv në ndjekjen e objektivave të tij rajonale vitet e fundit. Këto objektiva përfshijnë arritjen e hegjemonisë rajonale, shkatërrimin e shtetit izraelit dhe dëbimin e forcave amerikane nga rajoni. Dhe udhëheqësit iranianë kanë demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e tyre për të përfshirë kapacitet e tyre në rritje me raketa në këtë përqasje gjithnjë më kundërshtuese”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sidoqoftë, zoti Carl vuri në dyshim nëse arma e re i përmbush pritshmëritë. Në ceremoninë e paraqitjes, Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, komandanti i degës së hapësirës ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, tha se raketa mund të shkatërrojë sistemet kundërajrore të vendeve të tjera.

 

“Ekziston ende një pikëpyetje e madhe nëse Teherani mundet të prodhojë vërtet raketën që ka përshkruar”, tha ai. “Zyrtarët e regjimit kanë shpesh prirjen të mbivlerësojnë aftësitë e tyre ushtarake”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pa një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi mes Uashingtonit dhe Teheranit, vendet e tjera do të duhet të luajnë një rol në uljen e tensioneve. Këtë javë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton Arabinë Saudite, një vend që së fundmi rivendosi lidhjet e tij diplomatike me Teheranin.

 

Kur u pyet nga Zëri i Amerikës për pasojat e kësaj, zoti Kirby tha se: “Nëse çelja e një ambasade iraniane në Riad mund të ndihmojë në rritjen e transparencës së asaj që po bëjnë dhe të arsyes përse – nëse mund të ulin tensionet, nëse mund të sjellë një ulje të sjelljes së tyre destabilizuese, përfshirë ndalimin e anijeve siç u përpoqën të bënin gjatë disa ditëve të fundit në Ngushticën e Hormuzit – atëherë gjithçka është pozitive”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe Kombet e Bashkuara po e ndjekin me vëmendje situatën. I pyetur nga Zëri i Amerikës të martën nëse paraqitja e raketës shkel rezolutat e OKB-së që synojnë t’ia ndalojnë Teheranit zhvillimin e armëve bërthamore, Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, tha: “Nuk kam të dhëna dhe informacione për të shprehur mendimin për këtë. Ne besojmë se Irani duhet të përmbushë angazhimet e tij në lidhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit”./VOA/