Qeveria amerikane prezantoi planin e saj për të bërë të mundur një dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit për qytetarët e saj pas rritjes së rasteve të infektimeve me variantin Delta të virusit.

Të gjithë amerikanët që kanë marrë dy dozat e vaksinës do të kenë mundësi të marrin një dozë shtesë imunizuese duke filluar nga 20 shtatori.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit doza e tretë do t’iu ofrohet të gjithë amerikanëve që i kanë marrë dy të parat përpara 8 muajsh.

Në fillim atë mund ta marrin punonjësit e shëndetësisë dhe ata të azileve që ishin ndër personat e parë që u vaksinuan në fund të vitit të kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër një reagim për dozën e tretë të vaksinës ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila deklaron se të dhënat aktuale tregojnë se momentalisht ajo nuk është e nevojshme.

Sipas OBSH, duhen ndihmuar vendet e varfra që të vaksinojë banorët e tyre me të dyja dozat përpara se vendet me të ardhura të larta të mendojnë për një imunizim shtesë.