Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmeruar se mund të dërgojnë më shumë trupa ushtarake në evropën lindore në mënyrë që të jenë të përgatitur për një konflikt të mundshëm Rusi-Ukrainë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, i cili sqaroi se trupat që do dërgohen nuk do të jenë pjesë të Forcave të natos , por do të jenë ushtarë amerikanë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

JOHN F. KIRBY

ZËDHËNËSI I PENTAGONIT

 

“8,500 trupat për të cilat folëm javën e kaluar janë pjesë e kontributit tonë në NATO. Por ajo që po diskutohet tani është mundësia për të dërguar trupa shtesë amerikane për të forcuar aftësitë e disa prej aleatëve tanë të NATO-s në krahun lindor.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Shtetet e Bashkuara kanë marrë një përgjigje me shkrim nga Rusia pasi Uashingtoni refuzoi kërkesën e saj disa ditë më parë lidhur me ngërçin e krijuar mbi Ukrainën.

 

Ndërkohë shtëpia e bardhë ka deklaruar se Moska ka dërguar 5 mijë forca në Bjellorusi, ndërsa planifikon të dergojë edhe më shumë në ditët në vijim duke shtuar rrezikun për një sulm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Duke marrë shkas nga rritja e tensioneve në rajon, Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjet e diplomatëve të vendosur në Bjellorusi të largohen nga vendi. Sipas DASh, në Ukrainë paraqitet një situate e pazakontë dhe shqetësuese.

 

Nga ana tjetër, senati amerikan po përgatit një paketë masash kundër kremlinit qe do të shkaktojë pasoja të rënda. “Do të jetë nëna e të gjitha sanksioneve” u shpreh kryetari i komisionit duke nënvizuar se do të prekin zyrtarët e lartë të qeverisë ruse, dhe jo vetëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sekretari amerikan i shtetit , Antony Blinken pritet të zhvilloi një bisedë tëlëfonike me homologun e tij rus sergei lavrov, në përpjekje për të ulur tensionet.