Ushtarët në Shtetet e Bashkuara që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 nuk do të jenë më pjesë  e ushtrisë. Ky është vendimi i ushtrisë amerikane, theksuar se vaksinimi është vendimtar për të mbrojtur dhe ruajtur gatishmërinë e ushtrisë.

Pentagoni vendosi ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin ushtarak në gusht 2021. Shumica e ushtarëve në detyrë  kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 79 efektivë të Forcave të Armatosura kanë humbur jetën nga Covid-19.

“Gatishmëria e ushtrisë varet nëse ushtarët janë gati për t’u trajnuar, për tu stërvitur, për të luftuar dhe për të fituar luftërat e kombit tonë,” tha nënsekretarja e shtetit për Forcat e Armatosura, Christine Ëormath.

“Ushtarët e pavaksinuar paraqesin një kërcënim për ushtrinë,” shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forcat Ajrore, si dhe sektorë të tjerë, tashmë kanë filluar të përjashtojnë ushtarët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen për Covid-19.