Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thekson nevojën që Gjermania të mbyllë gazsjellësin e ri Nord Stream 2, nëse Moska sulmon Kievin.

“Nga këndvështrimi ynë, është shumë e vështirë të shihet rrjedha e gazit përmes atij tubacioni, për ta parë atë të bëhet funksional, nëse Rusia rinovon agresionin e saj ndaj Ukrainës”, tha ai, së bashku me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, në një vizitë në Uashington.

Blinken theksoi gjithashtu se “disa mund ta shohin Nord Stream 2 si levë që Rusia mund ta përdorë kundër Evropës, por në fakt, është një levë që Evropa duhet ta përdorë kundër Rusisë”.

Në takimin me ministren e  Jashtme gjermane, sekretari amerikan njoftoi se u diskutua edhe për Kinën, për të cilën të dy vendet bien dakord për rëndësinë e koordinimit transatlantik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord për rëndësinë e koordinimit transatlantik për Kinën, sepse ai paraqet një sfidë të rëndësishme për vlerat tona të përbashkëta; ndaj ligjeve, rregullave dhe marrëveshjeve që nxisin stabilitetin, prosperitetin dhe lirinë në mbarë botën”.