SHBA ka reaguar për herë të parë për qeverinë e parakohshme të shpallur nga talebanët një ditë më parë në Afganistan.

Përmes një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, SHBA shprehu shqetësimin për mungesën e grave në qeverinë e re të talebanëve si dhe drejtimin e saj nga disa figura të kërkuara nga drejtësia amerikane.

Kabineti i përkohshëm i talebanëve udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB, ndërsa një një figurë tjetër është Sirajuddin Haqqani,  i cili kërkohet nga FBI.

Shpallja e kabinetit qeveritar nga ana e talebanëve u shoqërua me protesta në disa qytete të Afganistanit, por që u shpërndanë shpejt nga militantët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre persona u qëlluan për vdekje në një protestë në Herat, ndërkohë që talebanët nuk lejuan që njerëzit të grumbulloheshin në Kabul.

Grupi islamik mori kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit në një ofensivë gjithëpërfshirëse më shumë se tre javë më parë, duke dëbuar udhëheqjen e zgjedhur të mëparshme.