Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se rebelimi i shkurtër i komandantit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë tregon “krisje serioze” në sundimin prej dy dekadash të Presidentit Vladimir Putin dhe “vë në dyshim premisën” e luftës së tij 16-mujore kundër Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha në emisionin “This Week” të televizionit ABC, se lufta “ka qenë një dështim i rëndë strategjik për Putinin në pothuajse çdo front, qoftë atë ekonomik, ushtarak apo gjeopolitik”.

“Po shohim se po shfaqen krisjet e para,” tha zoti Blinken duke iu referuar rebelimit të Prigozhinit ndaj Presidentit Putin. “Nëse këto krisje do thellohen apo se ku do të çojnë kur kjo të ndodhë, është shumë e vështirë të thuhet. Nuk dua të spekuloj për të. Por nuk mendoj se e kemi parë aktin final”.

Kryediplomati amerikan tha se janë ende të paqarta pasojat e rebelimit të grupit Wagner kundër Moskës, një marshim që u ndërpre pak para se trupat mercenare të arrinin në kryeytetin rus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoti Blinken tha se Presidenti Joe Biden foli me udhëheqësit perëndimorë nga vendpushimi presidencial Camp David, jashtë Uashingtonit si dhe bisedoi me zyrtarët amerikanë të sigurisë kombëtare, por nuk e kishte telefonuar Presidentin Putin.

Sekretari Blinken tha se “sfida e drejtpërdrejt ndaj autoritetit të Putinit” tregoi se lufta e Moskës në Ukrainë “është shoqëruar me pretendimet e rreme, se NATO-ja përbën kërcënim për Rusinë”.

Por ankesat e shpeshta të komandatit Prigozhin për zyrtarët e lartë tëmbrojtjes ruse janë përqendruar tek pretendimet se ata nuk po furnizonin mercenarët e tij me armë të mjaftueshme për të luftuar në Ukrainë.

Zoti Blinken tha se trazirat e krijuara në Rusi pas rebelimit të Yevgeny Prigozhinit “mund të ndihmojnë ukrainasit në frontin e betejës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por David Petraeus, gjeneral në pension i ushtrisë amerikane dhe ish-shefi i CIA-s, tha në emisionin “State of the Union” të rrjetit CNN se “për fat të keq, (rebelimi) nuk ka pasur një ndikim domethënës në vijat e frontit”.

Ai tha gjithashtu se rebelimi i Prigozhinit e ka bërë Presidentin Putin “më të cënueshëm se kurrë më parë gjatë këtyre dy dekadave”./VOA