Zyrtarët amerikanë njoftuan se planifikojnë të shtojnë opsionin e gjinisë së tretë në pasaporta.

 

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, megjithatë, paralajmëroi se shtimi i një opsioni ndryshe nga meshkujt dhe femrat do të marrë kohë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blinken po ashtu njoftoi për ndryshimin e një rregulli, për t’u lejuar njerëzve që të zgjedhin vetë opsionin mashkull ose femër në pasaportën e tyre.

 

Deri më tash, njerëzve u është dashur certifikatë e mjekut për të shënuar gjininë e tyre ndryshe nga ajo që u figuron në certifikatën e lindjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blinken tha se Departamenti i Shtetit do të punojë me agjencitë e tjera “për të siguruar përvoja sa më të mira të udhëtimit” dhe shtoi se “njerëzit mund të ndjekin përparimin e ndryshimeve në një ueb-faqe të Departamentit të Shtetit”.

 

“Me këtë veprim, unë shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj komunitetit LGBTQI+”, tha Blinken.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, emëroi një të dërguar të posaçëm për të çuar përpara të drejtat e komunitetit homoseksual në të gjithë botën.

 

Në botë janë tashmë disa vende që kanë mundësi të tjera, përveç vendosjes së gjinisë mashkull ose femër, në dokumentet zyrtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

India, Pakistani dhe Nepali kanë mundësi të mos vendosin as opsionin mashkull, as femër në pasaporta, ndërsa Holanda ka lëshuar pasaportën e parë neutrale sa i përket gjinisë në vitin 2018./ Rel