Shembja e një ure rrugore në Kinë dy javë më parë pas shirave të rrëmbyeshëm ka vrarë të paktën 38 persona, ndërsa 24 persona janë ende të zhdukur.
“Ura mbi një lumë u shemb pjesërisht më 19 korrik për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve në qytetin Sangluo në provincën veriore Shaanxi”, njoftoi në atë kohë agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Sanguo ndodhet pothuajse 900 kilometra në jugperëndim të Pekinit.Numërimi i fundit, më 20 korrik, ishte të paktën 12 të vdekur dhe më shumë se 30 të zhdukur. Ai u rishikua sot, me 38 të vdekur dhe 24 të zhdukur.
Autoritetet konfirmuan gjithashtu se 25 automjete u fshinë kur u shemb ura.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";