Një pjesë në rritje e amerikanëve, veçanërisht republikanët besojnë se pandemia e koronavirusit po ekzagjerohet, edhe pse shifrat rriten përditë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i Pew Research Center. Më shumë kjo gjë vihet re tek përkrahësit e Partisë Republikane.

Në mesin e atyre që për informacione mbi Covid 19 mbështeten kryesisht tek lajmet që mbërrijnë nga Shtëpia e Bardhë, 68% shprehen se “ shpërthimi epidemic po ekzagjerohet” më shumë nga sa është në të vërtetë. Studimi thotë po ashtu se mjaft amerikanë e kanë të vështirë të ndajnë faktet nga realiteti.

Mbi 70% e të intervistuarve e kanë pranuar se kanë dëgjuar të paktën “ një teori konspiracioni” për lëshimin qëllimisht të këtij virusi nga njerëz të fuqishëm. Më shumë se 35% e besojnë se kjo mund të jetë e vërtetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një numër alarmues i rasteve të reja me koronavirus në SHBA ka bërë që shumë shtete t’i pezullojnë urdhrat për rihapjen e bareve, restoranteve dhe bizneseve të tjera. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins Shtetet e Bashkuara regjistruan së paku 42,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Viktimat janë 126,000.