Shoferi nga Kosova i cili shkaktoi aksidentin me autobus në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Avokati i  tij, Igor Cishper, tha se kjo u bë për shkak të mundësisë së arratisjes. Në një deklaratë për mediat e Kroacisë, si u shpreh se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe”, tha avokati i tij.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha Cishper dhe shtoi se ata janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të 25 korrikut në Slavnoski Brod, ku humbën jetën 10 persona ndërsa u plagosën mbi 40 të tjerë.