Një vaksinë kundër koronavirusit, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar.

Testimi i saj, i cili ka përfshirë rreth 1,077 njerëz, ka treguar se pas injektimit, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin.

Gjetjet janë premtuese, por është ende herët të dihet nëse vaksina është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje.

“Jemi vërtet të kënaqur me rezultatet e publikuara sot, sepse shohim edhe antitrupa, edhe qeliza T”, tha për BBC-në profesori Andrew Pollard, nga grupi i kërkimeve në Oksford.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çështja kryesore që secili dëshiron të dijë është se a funksionon vaksina… dhe ne jemi në një lojë të pritjes”, tha ai.

Antitrupat janë proteina të vogla, të bëra nga sistemi imunitar, që ngjiten në sipërfaqen e viruseve.

Antitrupat neutralizues mund të çaktivizojnë koronavirusin.

Qelizat T, ndërkaq, janë një lloj i qelizave të bardha të gjakut, që ndihmojnë në koordinimin e sistemit imunitar dhe janë në gjendje të zbulojnë se cilat qeliza të trupit janë infektuar dhe t’i shkatërrojnë ato.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pothuajse të gjitha vaksinat efektive shkaktojnë edhe reagim të antitrupave, edhe të qelizave T.

Studimi i Oksfordit tregon se 90 për qind e njerëzve kanë zhvilluar antitrupa neutralizues pas një doze të vaksinës.

Vetëm dhjetë njerëzve iu janë dhënë dy doza dhe të gjithë ata kanë prodhuar antitrupa neutralizues.

“Ne nuk e dimë nivelin e nevojshëm për mbrojtje, por mund ta maksimizojmë reagimin me një dozë të dytë”, tha profesori Pollard./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkencëtarët e Oksfordit gjejnë vaksinën? Gjetjet janë premtuese appeared first on Vizion Plus.