Shkencëtarët në Rusi kanë kryer testimin e parë jozyrtar të një vaksine kundër Covid-19 dhe ata thonë se është efektive. Epidemiologët në Moskë morën hapin për ta injektuar vaksinën tek vetja e tyre dhe për të ekzaminuar rezultatet.

”Testet e para klinike mbi kafshët e voglla treguan rezultate mjaft premtuese, duke thënë se prototipi duket të jetë efikas dhe i sigurt”, tha Alexander Ginzburg, drejtori i Qendrës Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji.

Tani, kërkimi për vaksinën do të kalojë në fazën tjetër, për testimin te njeriu, për të cilin studiuesit duhet të marrin miratimin e qeverisë, shkruan Russia Today.

“Shpresoj që ta marrim këtë leje deri më 15 qershor, siç e kemi planifikuar, dhe të fillojmë studime klinike mbi popullatën njerëzore,” tha Gintsburg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qendra ka zgjedhur tashmë një grup vullnetarësh për të vazhduar me testimin.