Meqenëse shkollat ​​në Napoli u mbyllën për shkak të numrit të rasteve me COVID-19 në rritje, mësuesit i kanë zhvendosur klasat në rrugë, në mënyrë që nxënësit të mos mbeten prapa me mësime.

Campania shpëtoi gjatë valës së parë të koronavirusit, duke mos u dëmtuar rëndë. Mirëpo, rajoni ka parë rritje infeksionesh javët e fundit, e për këtë arsye, autoritetet lokale kanë mbyllur shumicën e shkollave deri në fund të tetorit.

“Shumë nëna më treguan se fëmijët e tyre qajnë, pas duan të kthehen në shkollë. Ata nuk e kuptojnë pse është pezulluar mësimi nëpër shkolla”, tha një mësuese.

“Ne bëjmë gjithçka për të respektuar rregullat, sepse mendoj se kjo situatë e jashtëzakonshme në Itali është serioze dhe e vërtetë”, shtoi një tjetër mësues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";