Shkrimtarja e njohur turke Pelin Batu e cila gjithashtu ka interpretuar në një sërë filmash humbet nënën e saj e cila ishte shqiptare.

Batu e bëri njoftimin përmes rrjetit social Twiiter ku shprehet se e ëma kishte ndërruar jetë. “Damari shqiptar luftoi deri në fund. Lamtumirë nëna ime e guximshme Nevra Batu”.

Pelin Batu është një nga emrat më të njohur të publicistikës turke. Ajo është thuajse çdo javë në ekran me analizat e saj. Ndërkohë ka interpetuar në shumë filma kinematografikë dhe seriale turke.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";