Rusia është përfshirë nga protesta më e madhe civile që kur Putin pushtoi Ukrainën.

Të paktën 10,000 njerëz dolën në rrugë ku shpërthyen përleshje të dhunshme pas burgosjes së një aktivisti kundër luftës.

Policia dhe protestuesit u përleshën dhe pati raportime për disa të lënduar në një protestë të mbajtur në qytetin e Baymak, në Bashkortostan, një rajon rural i Rusisë pranë maleve Ural.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta u ndez pasi një aktivist kundër luftës u burgos me katër vjet për “nxitje të urrejtjes”.

Fotot dhe videot e marra gjatë protestave treguan protestuesit duke hedhur topa bore dhe kuba akulli ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Rreth 300 ushtarë të forcave speciale u vendosën pasi forcat e zbatimit të ligjit nuk ishin në gjendje të frenonin protestuesit e zemëruar, ndërsa Garda Kombëtare e Rusisë thuhet se po dërgon forcat rezervë për të ndihmuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një dëshmitar tha se “ata i rrahën njerëzit pa mëshirë. Ata janë goditur me kokë dhe shpinë. Thonë se dikujt i ka dalë syri”.

Rusia ka arritur të shtypë disidencën ndërsa trupat e Putinit luftojnë në Ukrainë.

Në fakt, Amnesty International raportoi vitin e kaluar se 21,000 aktivistë iu nënshtruan hakmarrjeve të rënda psi folën kundër pushtimit rus të Ukrainës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";