Të paktën 32 persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 19 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi që ndodhi në një prej hoteleve më të famshëm të Havanës në Kubë.

Në mesin e viktimave raportohet të jenë 4 fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Hoteli “Saratoga” ishte duke u përgatitur për rihapje pas periudhës së pandemisë së koronavirusit, por tashmë është shkatërruar pothuajse plotësisht nga shpërthimi i fortë.

Incidenti ka dëmtuar rëndë edhe dy ndërtesa banimi ndërsa zjarri ka prekur edhe ndërtesat e tjera përreth.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet kanë kryer operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja, pasi besohet se në bodrumin e ndërtesës historike,mund të ketë ende të mbijetuar.

Hoteli u ndërtua në fund të shekullit të 19-të dhe për shumë kohë ka qenë një nga objektet më të rëndësishëm në Havana.