Dy persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën lehtë pas një shpërthimi në një parking nëntokësor në Nussbaummen, në Zvicrën veriore, tha policia në një deklaratë sot.
Është një aksident, rrethanat e sakta të të cilit ende nuk dihen, shpjegoi Daniel Wechter, zëdhënës i policisë duke folur për agjencinë e lajmeve Keystone-ATS. Janë përjashtuar skenarët e veprimtarisë kriminale apo sulmit.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 19:00 (me orën lokale) dje, të enjten, dhe dy të vdekurit u gjetën brenda parkingut nëntokësor në këtë qytet të vogël. Njëmbëdhjetë të plagosurit kanë lëndime të lehta.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi kati i parë i pallatit është përfshirë nga zjarri pas shpërthimit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Rreth 100 persona u evakuuan./vizionplus.tv
