Të paktën dhjetë vetë u vranë dhe 20 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm që tronditi kryeqytetin afgan, Kabul, të premten, më 29 prill, njoftojnë agjencitë, duke cituar zyrtarë që thanë se cak i sulmit ishte xhamia.

 

Besmullah Habib, zëvendës i zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme afgane, tha të premten se bëhet fjalë për xhaminë Khalifa Aga Gul Jan, në perëndim të kryeqytetit afgan dhe se sulmi ndodhi në orën 14:00, sipas kohës lokale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qindra besimtarë erdhën për t’u lutur të premten e fundit të muajit mysliman të Ramazanit dhe xhamia ishte plot, thanë vendasit për Reutersin, duke rritur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

 

Forcat talibane kanë bllokuar atë pjesë të Kabulit, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme i emëruar nga talibanët, Mohammed Nafi Takor tha se nuk dihet se kush qëndron pas sulmit dhe se çfarë ishte lloji i eksplozivit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një burrë, i cili ishte në xhami, i tha Reutersit se shpërthimi i fuqishëm ndodhi gjatë lutjes dhe se ai mori djegie në krahë dhe këmbë. Një infermiere nga një spital aty pranë, e cila nuk pranoi të identifikohej me emër, tha se ishin pranuar disa njerëz në gjendje kritike.

 

Një numër i madh civilësh janë vrarë në shpërthimet e javëve të fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga grupi i armatosur ISIL./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";