Në Orsk të Rusisë, autoritetet kanë shpallur gjendej e jashtëzakonshme, pas shpërthimit të një dige.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, e cila citoi ministrinë e emergjencave bëri me dije se deri në 4,000 shtëpi që strehojnë 10,000 banorë të një zone periferike të Orsk, e cila ka një popullsi totale prej rreth 230,000 banorë mund të përmbyten si rezultat i dëmtimit të digës.

Shërbimet lokale të urgjencës thanë në një deklaratë se ata po punonin për të evakuuar banorët dhe për të siguruar digën në Orsk, e cila është rreth 1,800 km në lindje të Moskës, në kufirin me Kazakistanin.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në rajonin e Orenburgut, tha ministria e emergjencave dhe personeli i ministrisë kishte ndihmuar 3,500 njerëz të prekur nga përmbytjet në mbarë vendin në ditët e fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Provincat e tjera të Uraleve dhe pjesët fqinje të Kazakistanit janë goditur po ashtu nga përmbytjet./vizionplus.tv