Një shpërthim i fuqishëm në një termocentral në Bolonja të Italisë ka lënë pas të paktën 4 viktima, 5 të plagosur rëndë dhe 3 të tjerë të zhdukur.

Prefekti i Bolonjës, një një deklaratë për mediat ka treguar arsyet e shpërthimit.

Sipas tij, shkak u bë shpërthimi i një turbine, që solli edhe përmbytje.

Një ekip zhytësish theksoi ai do të ndërhyjnë në orën 20:00 për të kërkuar trupat e viktimave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre trupa janë nxjerrë, ndërsa katër persona janë ende të zhdukur. Pesë persona të plagosur rëndë u shtruan në spitale të ndryshme, përfshirë në Toskanë, në Pizë. Shpërthimi ka ndodhur 50-60 metra thellësi, në katin e tetë të strukturës dhe kati i nëntë është përmbytur nga pompa e ftohjes së turbinës. Një ekip zhytësish do të ndërhyjë për të kërkuar katër personat e zhdukur rreth orës 20:00”, tha perfekti./vizionplus.tv