Policia në Guatemalë arriti të shpëtojë 126 emigrantë të cilët ishin braktisur brenda një kontejneri në anë të një rruge.

Emigrantët u gjetën në orët e para të mëngjesit midis qyteteve Nueva Concepción dhe Cocales pasi disa banorë njoftuan autoritetet se kishin dëgjuar ulërima brenda rimorkios së kamionit.

Autoritetet besojnë se ata u braktisën nga kontrabandistët që ishin paguar për t’i çuar në SHBA përmes Meksikës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësohet se shumica e emigrantëve ishte nga Haiti, por kishte dhe nga Gana e Nepali.

Oficerët u dhanë emigrantëve ndihmën e parë para se t’i shoqëronin në një strehë të drejtuar nga Instituti i Migracionit në Guatemalë.