Presidenti në largimi SHBA, Joe Biden e konsideroi vendim e tij për t’u dorëhequr nga gara presidenciale 2024 si një mënyrë për të shpëtuar demokracinë dhe për t’i kaluar “pishtari një brezi të ri”.

Në një fjalim që shënjon fundin e karrierës së tij, Biden pranoi se bashkimi i partisë kërkonte sakrifikimin e ambicies personale për atë që ai e sheh si një të mirë më të madhe.

“Unë e çmoj këtë zyrë. Por unë e dua vendin tim më shumë”, tha presidenti. “Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtje të demokracisë, e cila është në rrezik,  është më e rëndësishme se çdo titull. Marr forcë dhe gjej gëzim duke punuar për popullin amerikan”, shtoi ai.

Ndërsa Biden nuk e përmendi Donald Trumpin me emër, ai u përpoq të vinte një kontrast të qartë me ish-presidentin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjëja më e mirë e Amerikës është se këtu mbretërit dhe diktatorët nuk sundojnë”, tha Biden. “Populli e bën. Historia është në duart tuaja, ideja e Amerikës është në duart tuaja.”

Biden ka shprehur mbështetjen e tij për Kamala Harris, zëvendëspresidentja e SHBA, e cila ka “ndezur motorët” në betejën përballë Trump./vizionplus.tv